Promovimi edukimit për të parandaluar  ekstremizmin e dhunshëm

 

Titulli i projektit: “Promovimi edukimit për të parandaluar  ekstremizmin e dhunshëm”

Ky projekt do të zbatohet nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS) në koordinim me Qendrën Kombëtare kundër Ekstremizmit të dhunshëm dhe Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kohëzgjatja e projektit do të jetë nga Tetori 2019 deri në Shtator 2020

Hartimi i kësaj ndërhyrje është bazuar në 20 vite eksperiencë të SHIS në zbatimin e projekteve edukative në territorin e Shqipërisë,  duke i dhënë rëndësi të vecantë realizimit të trajnimeve për stafet pedagogjike të shkollave.

Objektivi kryesor i këtij projekti është “Fuqizimi i mekanizmave arsimor për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në Shqipëri.

Projekti do të shënjestrojë komponentë të Edukimit dhe do të përqendrohet në krijimin e kurrikulave trajnuese për mësuesit duke synuar krijimin e  mekanizave të qëndrueshëm për të parandaluar Ekstremizmin e shunshëm në Shqipëri.

Objektivi specific është "Të zhvillojmë kapacitetet e rrjetit të mësuesve të CVE në Shqipëri  dhe të mbështesim zbatimin e planit për Parandalim të Ekstremizimit të Dhunshëm të shkollës "Myslym Keta" në Kombinat”.

Ndërhyrja jonë do të përqendrohet në tre drejtime kryesore:

1.Krijimin e kurrikulave të trajnimit, për rrjetin e Parandalimit të Ekstremizimit të Dhunshëm në Shqiptari. Gjatë kohës së zhvillimit të projektit, kurrikulat do të pilotohen me 300 mësues të përzgjedhur nga zonat e Pogradecit, Korçës, Cërrikut, Elbasanit, Librazhdit, Tiranës, Shkodrës, Durrësit dhe Bulqizës.

2. Mbështetjen për zbatimin e planit të Parandalimit të Ekstremizimit të Dhunshëm në shkollën e mesme "Myslym Keta" në zonën e Kombinatit. Ky do të shërbejë si model për t'u transmetuar në shkollat e tjera në Shqipëri. Fokusi kryesor i kësaj ndërhyrje do të jetë ngritja e vetëdijes së prindërve dhe përfshirja aktive e nxënësve në aktivitetet brenda shkollës, krijimi i një shkolle miqësore si një alternative pozitive kundër ekstremizmit të dhunshëm.

3.Komunikimin e shpeshtë me komunitetet dhe përçimin e mesazheve pozitive mbi rëndësinë e edukimit në jetën e njeriut dhe pasojat negative të ekstremizmit dhe radikalizmit, përmes të gjitha kanaleve të komunikimit. Përmes kësaj ndërhyrje ne synojmë t'i afrojmë familjet dhe komunitetet më afër shkollave, duke krijuar bashkëpunime dhe dialog pozitiv për aspektet kryesore në lidhje me rëndësinë e edukimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

 

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret