Rreth nesh

Shoqata SHIS është një OJF shqiptare e themeluar në vitin 1998 dhe zbaton projekte zhvillimore me fokus të veçantë edukimin. Qasja kryesore bazohet mbi të drejtat themelore të njeriut  dhe nxitja e dinjitetit njerëzor. SHIS është pjesë e rrjetit ndërkobëtar të Fondacionit AVSI dhe bashkëpunon me ekspertë të ndryshëm dhe në harmoni me planet zhvillimore të vendit

SHIS punon fort në zhvillimin dhe realizimin e  17 Objektivave Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ)  dhe   e frymëzuar nga mësimet e Doktrinës së Kishës Katolike,  është e aftë t’i përgjigjet njerëzve në nevojë.

SHIS është e regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës me vendim nr. 2514 të datës 24.06.1998.

SHIS në numra:

Nr i përfituesve direkt: 1.474 (fëmijë, të rinj dhe mësues)

Donatorë privatë : 720 (individë, shkolla dhe biznese)

Donatorët institucionalë: Bashkimi Europian;Fondacioni AVSI; AICS; TDH; SAD-Mbështetje në Distancë

Partnerët vendorë: 35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit, DAR Shkodër, ZA Pukë, IZHA (Instituti i Zhvillimit Arsimor)

ZONAT E VEPRIMIT: Shkodër, Pukë, Rrëshen, Laç, Tiranë, Lushnje, Berat, Kuçovë, Vlorë, Korçë

Çdo vit SHIS çertifikohet nga një firmë prestigjoze auditimesh.

MISIONI I SHIS

Misioni i SHIS  është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij, duke i  kushtuar  vëmendje të veçantë zhvillimit të edukimit.

Vlerat ku SHIS bazon punën e saj:

1. PERSONI NË QENDËR TË VËMËNDJES

Realizon projekte zhvillimi duke patur si pikë qendrore individin, me qëllim që të bashkëndajë nevojat, kuptimin e jetës dhe të prekë fatin e tij personal; pa këtë, përgjigja ndaj nevojës është thjeshtë një gjest bamirësie, vetëkënaqësie apo një strategji politike. Individi është një qënie unike dhe e papërsëritshme në çdo shtresë shoqërore.

2. TË NISESH NGA POZITIVJA

Çdo person, çdo komunitet, sado në nevojë, paraqet një pasuri. Kjo do të thotë të vlerësosh natyrën njerëzore dhe bashkimin e përvojave që formojnë pasurinë e jetës së çdo personi. Të nisesh nga pozitivja ndihmon personin të ndërgjegjësohet për vlerën dhe dinjitetin e tij, dhe e mbështet atë në përgjegjshmërinë e tij.

3. TË VEPROSH ME . . .

Modaliteti me të cilin SHIS përfshihet në një projekt dhe e aktualizon atë, është ai i të punuarit së bashku me personat, nisur nga raporti me ata të cilëve u është drejtuar projekti, duke evituar që projekti të mbetet vetëm asistencial.

4. ZHVILLIMI I TRUPAVE TË NDËRMJETËM DHE SUBSIDIARITETI

Shoqëria lind nga bashkimi i lirë i personave dhe familjeve: të bësh projekte zhvillimi do të thotë të nxisësh iniciativat anëtarësuese, të njohësh dhe vlerësosh krijimin e marrëdhënieve me të tretët, dhe me shoqërinë e përgjegjshme dhe të pasur me pjesëmarrje. E drejta e njohur dhe e favorizuar e çdo personi për lirinë e anëtarësimit dhe të sipërmarrjes, qoftë edhe ekonomike, zgjon gjithnjë një forcë të fuqishme zhvillimi.

5. PARTNERITETI

Në projektet e zhvillimit është thelbësore të krijohet një partneritet i vërtetë midis të gjitha entiteteve të pranishme në vend, qofshin publike apo private, kombëtare apo ndërkombëtare, duke evituar kështu mbivendosje, dhe duke favorizuar sinergji për të optimizuar përdorimin e burimeve në dispozicion.

RRETH NESH

More from this topic

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret