Ekipi ynë
Eni Rika – President
Email: e.rika@shisalbania.org
Punon në sektorin jofitimprurës që nga janari i vitit 2007. Ai ka jetuar dhe punuar për rreth 5 vjet në Milano dhe pastaj u bashkua me ekipin SHIS me përgjegjësi të ndryshme brenda SHIS. Ai është i angazhuar në shumë nisma të ndërmarra nga organizata për të arritur misionin dhe objektivat e saj. Është diplomuar për histori në Fakultetin Filologjik në Tiranë dhe ka përfunduar specializimin e tij në shkencat kompjuterike në shkollën profesionale Harry Fults. Që nga viti 2012 ai ka qenë pjesë e organeve vendimmarrëse SHIS dhe që nga viti 2016 mban rolin e menaxherit të financave. Që nga viti 2019 ai ka rolin e presidentit të organizatës.
Roberta Profka - Drejtoreshë ekzekutive
Email: r.profka@shisalbania.org
Është emëruar në pozicionin e “Drejtores së Qendrës ditore Princi i vogël” në Janar të vitit 2007. Ka përfunduar studimet në vitin 2005 Dega Psikologji shkollore dhe organizacionale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.Me një përvojë pune mbi 10 vjeçare pranë SHIS-së, është angazhuar në cështje të ndryshme që lidhen më edukimin në Shqipëri dhe me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Në fokus të vecantë të punës së saj në këto vite, ka patur mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për edukim, rritjen e kapaciteteve të figurave edukative të sistemit arsimor shqiptar si dhe ndërgjegjësimin e prindërve dhe komuniteteve në vështirësi mbi rëndësinë e edukimit në jetën e gjithsecilit prej nesh.
Ndër të tjera, spikat përvoja në përgatitjen dhe bashkautorësinë në publikimin e raporteve/studimeve të realizuara nga organizata përgjatë viteve. Që nga viti 2019 mban rolin e drejtoreshës ekzekutive.
Jora Katro - Menaxhere Projekti
Email: j.hysa@shisalbania.org
Është emëruar në pozicionin e Koordinatores në tetor të vitit 2016, aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Programit të Edukimit në SHIS. Në vitin 2009 ka përfunduar Bachelor Dega Psikologji, pranë Fakultetit Shkenca Sociale, Universiteti “Aleksander Xhuvani” Elbasan. Në vitin 2010 është diplomuar me titull “Master për Orientim profesional - psikologji” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale Tiranë.Me një përvojë pune 6 vjeçare pranë SHIS-it është angazhuar në realizimin e aktiviteteve edukative për fëmijët 6 – 14 vjeç me qëllim parandalimin dhe trajtimin e Braktisjes së fshehtë shkollore; në gjithpërfshirjen e prindërve përgjatë rritjes dhe ecurisë së fëmijës në shkollë.Ndër të tjera, spikat përvoja në koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative të qendrës në harmoni edhe me institucionet e tjera edukative në komunitet. Ka një eksperiencë disa vjeçare si trajnere në tematika kyçe edukative si dhe në qasjet e reja që Ministria e Arsimit propozon drejt një shkollë miqësore.
Mirela Kurti – Menaxhere Projekti
Email: m.kurti@shisalbania.org
I është bashkuar stafit SHIS si vullnetare në vitin 2013, dhe ka qenë e angazhuar për më shumë se tre vite. Në Tetor 2016 ajo është punësuar në rolin e asistentes së projektit, duke u angazhuar në koordinimin e punës me partnerët e Programit Mbështetje në Distancë, aktualisht mban pozicionin e Menaxheres së Programit për Rininë. Tashmë ajo është në rolin e Menaxheres së Projekteve.Ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2014 për Punë Sociale, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Më 2016 ajo ka përfunduar Master Shkencor në Shërbimet Sociale në Drejtësinë Penale.
Enkeleda Pllumbaj - Koordinatore Lokale
Email: e.pllumbaj@shisalbania.org
Është emëruar në pozicionin e “Koordinatores Lokale” në Qershor të vitit 2013. Ka përfunduar studimet Bachelor në vitin 2007 Dega Psikologji, në fakultetin e Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës, si dhe përfundimin e studimeve Master në vitin 2010 në Psikologji Këshillimi, në Fakultetin e Psikologjisë, Universiteti i Tiranës.Pas kryerjes së studimeve të larta është angazhuar prej 10 vitesh në zbatimin dhe koordinimin e projekteve në fusha të ndryshme si:
- në fushën e edukimit me qëllim kryesor parandalimin e braktisjes shkollore, fuqizimin e sistemit edukativ dhe rritjen e përshirjes të prindërve në edukimin e fëmijës;
- në fushën e të drejtave të fëmijëve duke ndërgjegjësuar në respektimin e të drejtave nga fëmija tek shkolla, familja, komuniteti, etj.
- në sensibilizimin mbi cështje të shëndetit nëpërmjet rritjes së vetdijes dhe ndërhyrjeve me qëllim parandalimin e sëmundjeve tek moshat e reja.
Eksperienca në shoqërinë civile dhe përfshirja në projekte të ndryshme nga donator të huaj dhe vendas kanë rritur njohuritë dhe kapacitete në lidhje me shkrim projektesh, implementim të projekteve, njohjen dhe funksionimin e sistemit edukativ si dhe njohjen e metodave edukative alternative.
E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!
Te rejat e fundit
-
22/10/2020
Për një shqipëri plot më të rinj - World Vision Albania and Kosovo dhe SEEYN
Falë mbështetjes financiare të World Vision Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network (SEEYN), SHIS përfundoi realizimin e 8 sesioneve trajnuese për 75 mës
-
22/10/2020
Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm - CVE-USA Embassy
Përmbyllja e aktivitetit përfundimar të projektit me titull “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”. Nisma, me kohëzgjatje 12 m
-
16/04/2020
Edukojmë brenda familjes me familjen
Për shkak gjendjes të krijuar nga COVID-19, qendra ditore Princi i Vogël ka ndryshuar modalitetin e ndërhyrjes duke iu përshtatur situatës së kriju
-
06/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e dytë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme "Myslym Keta", Kombinat.
Vazhdojnë sesionet e trajnimit me grupin e dytë të stafit pedagogjik të shkollës së mesme "Myslym Keta". Ky trajnim synoi që të nxiste tek mës
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mund&eum
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirjen e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar një edukim më cilësorë të të rinjve mbetet një nga sfidat më të mëdha të shkollës sot.
-
27/02/2020
Workshop-i në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave lokale të shoqërisë civile"
Takim koordinues me 9 organizata fituese të skemës së nën-grantimit të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëp&e
Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.
Ekipi yne
-
Eni Rika
President -
Roberta Profka
Drejtoreshë Ekzekutive -
Enkeleda Pllumbaj
Koordinatore Lokale -
Jora Hysa
Koordinatore Edukative -
Klevisa Hysa
Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti -
Mirela Kurti
Koordinatore Programi