*Për një Shqipëri plot me të rinjë

Projekti me titull “Për një Shqipëri plot me të rinjë” financuar nga World Vision Shqipëri e Kosovë dhe South East European Youth Network (SEEYN), me një kohëzgjatje nga korrik 2020 deri në prill 2021, synon të promovojë të drejtën e edukimit si një e mirë thelbësore për fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e komunitetit të zonës të Grabianit Lushnjë. Si objektiv  specifik do synojë të nxitet një model komunitar mbështetës për të rinjtë e zonës periferike të Lushnjës, nëpërmjet këtij projekti do të nxisim fuqizimin e shkollës, ndërgjegjësimin e familjeve dhe nxitjen e mbështetjes institucionale vendore për të rinjtë e shënjestruar.

Përgjatë 10 muajve të zbatimit të projektit ne synojmë të arrijmë rezultatet e mëposhtme:

1.     Aktivitetet gjithëpërfshirëse brenda  shkollës “Grabian”

·      Trajnimi dhe mentorimi për stafin pedagogjik të shkollave të përfshira në projekt;

·       Shkëmbim eksperience midis dy shkollave, shkolla e mesme e bashkuar “Grabian” dhe e mesme “Jani Nushi” (si një shkollë me eksperiencë në aktivitete gjithëpërfshirëse);

·      Pajisja e shkollës me mjete didaktike, sportive, informatike dhe artistike të posaçme në funksion të rritjes së performancës dhe kreativitetit në procesin mësimor;

·      Angazhimi i  124 të rinjve në aktivitete pas shkollore, sportive, artistike dhe kulturore, ekskursione .

2.     Krijimi i një grupi i Advokues me të rinj që do të jenë në gjendje të ngrenë zërin për të drejtat e tyre

3.     Krijimi i një qasje solidare për të rinjtë dhe komunitetin e fshatit Grabian.

4.     Nxitja e një bashkëpunimi ndër institucional në zonën e ndërhyrjes.

5.     Rritja e informimit  të prindërve mbi rëndësinë që ka familja për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

 

 

 

 

 

 

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret