BRAVE You (Building Resilience Against Violent Extremism through Youth empowerment)

BRAVE You (Building Resilience Against Violent Extremism through Youth empowerment).

Qëllimi i projektit është "Të vazhdohet Ndërtimi i Komuniteteve të Sigurta dhe të Qëndrueshme Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, përmes Fuqizimit të Rinisë".

Objektivat specifike të ndërhyrjes janë: "Të zgjerohet promovimi i partneritetit nxënës-mësues-prindër në 16 shkolla 9-vjeçare të zgjedhura në komunitete me rrezik të lartë për të përfshirë në veprime ekstremiste të dhunshme, për parandalimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm" dhe "Të mbështetet fuqizimi i rinisë në edukimin qytetar dhe në iniciativat konkrete të angazhimit për të rritur rezistencën e komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Periudha e zbatimit: Shtator 2022 – Gusht 2023

Zonat e ndërhyrjes: Periferia e Tiranës, Kavajë, Durrës, Shkodër.

Rezultatet e pritshme:

R.1. 8 grupet e zhvillimit krijohen brenda 8 shkollave të vjetra dhe informohen për rolin e tyre të rëndësishëm në mentorimin e shkollave të reja.

R.2. 8 grupet rinore (160 nxënës, 12-15 vjeç) krijohen brenda 8 shkollave të reja të zgjedhura dhe pajisen me njohuri dhe aftësi për të zhvilluar iniciativa të ngritjes së ndërgjegjësimit në komunitetet e tyre lokale.

R.3. 16 shkolla 9-vjeçare janë në gjendje të planifikojnë dhe zbatojnë planin P/CVE si pjesë të integruar të planifikimit vjetor të tyre shkollor.

R.4. 800 prindër dhe anëtarë të komunitetit informohen për çështjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe përfshihen aktivisht në veprimtari parandaluese brenda shkollave dhe komuniteteve të fëmijëve të tyre.

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret