Qendra ditore "Princi i vogël"

Qendra ditore "Princit të vogël" ka lindur si një institucion edukativ brenda Shoqatës SHIS (Shoqata Internacionale për Solidaritetin). Qendra nisi aktivitetin e saj në vitin 2005 për t'ju përgjigjur një nevoje edukative në zonën e Kombinatit. Qëllimi kryesor i qendrës është që të parandalojë braktisjen e fshehtë shkollore (BF) tek fëmijët e moshës 6-14 vjeç.

Gjithashtu duke synuar që të sigurojë një përfshirje të barabartë në arsim për fëmijët që vijnë nga familje me nevoja të ndryshme socio-ekonomike në zonën e Kombinatit.  Aktivitetet kryesore që qendra realizon për të arritur objektivat e saj janë:

- Mbështetje pas shkolle për fëmijët që janë në rrezik të braktisjes shkollore në zonën e Kombinatit

 - Aktivitete rikrijuese, artistike dhe sportive për të nxitur socializimin ndërmjet fëmijëve

- Punë ndërgjegjësuese dhe informuese me prindërit

- Tryeza të rrumbullakëta ku përfshihen të gjithë stakeholder të zonës

Falë punës intensive ndër vite në komunitetin e Kombinatit është arritur që të ndiqen 500 fëmijë që kanë marrë mbështetje shkollore të vazhdueshme, dhe kanë patur mundësi të ushqehen me një një vakt ushqimor pranë qendrës. 200 fëmijë janë mbështetur gjatë aktiviteteve të shkollës verore me përforcim edukativ gjatë verës. 100 prindër janë informuar dhe trajnuar mbi çështje që lidhen me edukimin e fëmijëve të tyre. 50 mësues kanë rritur kapacitetet e tyre mbi metodologjitë gjithë përfshirëse në mënyrë periodike duke u njohur  me të rejat më të fundit. Që në krijimin e tij “Princi i Vogël” ka synuar dhe synon që të lërë një gjurmë në jetën e fëmijëve, të rinjve dhe prindërve. Sepse të zhvillohet një individ, së pari duhet nxitur që ta shohë veten e tij si një person me potenciale të mëdha dhe në mënyrë pozitive, i aftë për të bërë zgjedhje në jetë

Qendra ditore “Princi i vogël”

14 vite eksperience!

14 vite pasion për të edukuar!

Së bashku drejt një edukimi cilësor!

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret