Takim prezantues projekti “Të parandalojmë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet promovimit të edukimit dhe fuqizimit të familjes”

U zhvillua sot takimi i parë prezantues i projektit “Të parandalojmë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet promovimit të edukimit dhe fuqizimit të familjes” me aktorë të zonës së Kombinatit. Një moment i vyer, shkëmbimi mendimesh dhe planesh mes bashkëpunëtorëve, mbi rrugëtimin që do të bëjmë së bashku.

Shoqata Internacionale për Solidaritetin - SHIS, po zbaton projektin me titull “Të parandalojmë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet promovimit të edukimit dhe fuqizimit të familjes”. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga IRIS network.
Projekti do të zbatohet gjatë periudhës Korrik 2019 – Prill 2020 dhe ka si objektiv specifik “Nxitjen e fuqisë së edukimit dhe mbështetjes së familjes, si dy shtylla të rëndësishme, për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, në zonën e Kombinatit, në Tiranë”.

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret