Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të OSHC-ve lokale

"Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të OSHC-ve lokale"është titulli i një projekti që synon forcimin e rolit të shoqërisë civile në Shqipëri si nxitës të ndryshimit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në vend.Ky projekt do të zbatohet nga tre OSHC partnere, Fondacioni AVSI si lider aplikant dhe , Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS)  dhe Gruaja në Zhvillim Shkodër si bashkëaplikant. .

Kjo nismë është e përqëndruar  në  zonën e Veriut të Shqipërisë dukë patur një vëmendje të vecantë në dy drejtime kryesore:

1.      Në promovimin e modeleve dhe praktikave të mira për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

2.      Në mbështetjen e arsimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme në grupet vulnerabël dhe minorancat.

Ky projekt, me një kohëzgjatje 30 mujore do të zbatohet në Shkodër, Pukë dhe Malësi e Madhe dhe për të arritur synimin e vendosur nga projekti, janë planifikuar aktivitete të ndryshme si:

- Takim prezantues për nisjen e projektit me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë nismë.

-   Një studim mbi situatën e dhunës ndaj fëmijëve duke targetuar12 shkolla 9-vjecare në veri të Shqipërisë

-Konferencë mbi prezantimin e studimit

- Krijimi / formalizimi i 3 Grupeve Teknik Ndërsektorial, në Shkodër, Pukë dhe Malësi të Madhe – Sipas përcaktimit ligjor për Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri

- Sesione  trajnimi dhe mentorimi për 75 mësues dhe drejtues shkollash nga 12 shkollat e përfshira në projekt.

-  Aktivitete ndërgjegjësimi me prindërit dhe anëtarët e komunitetit për cështje që lidhen me mbrojtjen të drejtave të fëmijëve.

-  Trajnimi dhe mbështetja financiare përmes skemës së nën-grantimit të OSHC-ve lokale në Shqipëri

Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Mbështetje për Kapacitetet e Organizimit të Shoqërisë Civile me referencë: EuropeAid / 155863 / DD / ACT / AL

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret