Workshop-i në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave lokale të shoqërisë civile"

Takim koordinues me 9 organizata fituese të skemës së nën-grantimit të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave lokale të shoqërisë civile"

Më 25 shkurt 2020  pranë ambjenteve te Hotel Colosseo Shkodrës u zhvillua takimi koordinues me të 9-ta organizata fituese. Qëllimi i këtij takimi ishte që organizatat të njihen më njëra-tjetrën, me tipologjinë e aktiviteteve të ndërmarra si dhe të fillonin të mendonin për të krijuar ura bashkëpunimi midis tyre.Nën moderimin e  Znj. Roberta Profka organizatat pasqyruan në mënyrë të përmbledhur ndërhyrjen e tyre në zonat e targetuar.  

  

Të shtrira në zonën e Pukës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, të 9 –ta organizatat u ftuan që të planifikonin aktivitete të përbashkëta binjakëzimi midis tyre për të marrë dhe dhënë nga eksperienca dhe ekspertiza e secilit. Përpos momentit individual të çdo organizate, përgjatë takimi pati momente të dedikuara për diskutim, rrahje mendimesh dhe një feedback mbi impaktin e marrë deri më tani për ndërhyrjen në komunitet.

Grantet fituese:

- Women centre”Light Steps”

- Together for life

- Qendra”Lëvizja Rinore për Demokraci”Pukë;

- Shelter for Abused Women and Girls(SAWG)

- Qendra për Zhvillimin Komunitar ”Sot për të Ardhmen”

- Qendra”The DOOR”

- Qendra”OPEN DOORS”

- Nisma për Ndryshimin Shoqëror-ARSIS

- Woman Towards Integration.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave lokale të shoqërisë civile" i financuar nga Bashkimi Europian.

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret