Të parandalojmë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet promovimit të edukimit dhe fuqizimit të familjes

 

Projekti me titull  “Të parandalojmë emigrimin e paligjshëm nëpërmjet promovimit të edukimit dhe fuqizimit të familjes.” po zbatohet nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin (SHIS) në kuadër të skemës së Nën–grantimit të projektit “Mbështetje për projektet e Organizatave të Shoqërisë Civile (CSO) – Ofruesit e shërbimeve sociale në SEE” - i finacuar nga BE dhe i zbatuar nga IRIS NETWORK

Ky projekt ka një kohëzgjatje prej 9-muajsh dhe zona e ndërhyrjes do të jetë Kombinati, një zonë suburban e Tiranës.  Objektivi i përgjithshëm i projektit është: “Të parandalojë emigracionin e paligjshëm të të rinjve, duke nxitur edukimin dhe fuqizimin e familjes”. Për të bërë të mundur këtë qëllim do të punohet mbi qasjen e shkollës si një vend miqësor për të rinjtë. Ku nëpërmjet përmirësimit dhe rritjes së kapaciteteve të stafit pedagogjik të shkollës do të mundësohet fuqëzimi i familjes dhe edukimit tek të rinjtë si dy shtylla të rëndësishme, për parandalimin e emigracionit të paligjshëm, në zonën e Kombinatit”.

Aktivitetet e parashikuara:

1.Trajnim i akredituar për stafin pedagogjik të shkollës “Myslym Keta” në  lidhje me çështje që kanë të bëjnë me qasjen e shkollës si një vend miqësorë për të gjithë, mbi metodologjive të reja, komunikimin pozitiv dhe pranimin e të gjithë nxënësve si të barabartë.

2.Fushata ndërgjegjësuese me prindërit me në fokus rritjen e njohuritë e tyre në lidhje me mirë edukimin e fëmijëve, shërbimet sociale të ofruara nga shteti, pasojat e emigracionit të paligjshëm dhe të drejtat e njeriut.  

3.Krijimi i klubeve kulturore/sportive/advokuese me të rinj brenda në shkollë ku do të përfshihen në aktivitete sociale, sportive dhe kulturore, brenda shkollës.

Do të:

Ø krijohet një grup advokues me të rinjë, të cilët do të advokojnë për të drejtat e tyre.

Ø vihet në skenë e një pjese teatrale nga një grup studentësh brenda ambientit shkollor.

Ø realizohet një ekspozitë me piktura dhe fotografi duke përfshirë pjesën më të madhe të nxënësve të shkollës Myslym Keta.

Ø krijohen videove të shkurtra në mënyrë që të përhapin mesazhe pozitive dhe prezantimi i tyre në llogarinë e Facebook të SHIS-it.

4.Realizimi i një shfaqje finale / konferencë përfundimtare mbi rezultatet e projektit.

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret