Përmbyllja me sukses e vitit të parë të projektit me titull “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”

Përmbyllim me sukses vitin e parë të projektit me titull “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim i cili ka nisur në prill 2017 dhe ka një kohëzgjatje 3 vjeçare. Në këtë projekt funksionon me sukses partneriteti midis: Acli IPSIA, SHIS,  Bashkia Shkodër, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Shkodrës, Code Partners, Kooperativa Lybra.

Sfida e SHIS gjatë  vitit të parë të projektit,  ka qenë krijimi i kushteve për gjithëpërfshirjen sociale, edukative të fëmijëve dhe të rinjve jetimë që jetojnë në qarkun e Shkodrës. Kjo ka bërë të mundur përmirësimin e autonomisë sociale dhe  nëpërmjet trajnimeve edukative si: rekuperim shkollor, autonomi, anglisht dhe informatikë.

Disa të dhëna të përgjithshme të vitit të parë janë:

-Përfshirja e 125  të rinjve pjesëmarrës në kurset e ofruara falas;

-Krijimi i 14  grupeve me të rinjtë që kanë përfituar nga kurset (grupet e përbëra nga 8-15 persona secili);

-Të zhvilluara 798  orë në total për gjithë kurset;

-507  takime/ sesione të zhvilluara;

-Pjesëmarrja mesatare e të rinjve në të gjitha kurset për vitin e parë është 88%.

-Kurset janë zhvilluar në qytetin e Shkodrës dhe në fshatrat përreth si: Grudë, Vinotekë dhe Gur i Zi.

 

 

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret