Aktivitete rikrijuese dhe argëtuese me fëmijët

 

Shoqata Internacionale për Solidaritetin - SHIS, nëpërmjet qendrës së saj ditore “Princi i vogël” organizoi në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve një aktivitet edukativ në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Musine Kokalari”, Kombinat, Tiranë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është jo vetëm të sjellim në vëmendje të drejtat e çdo fëmije por t’i shoqërojmë ato me përgjegjësitë që janë po aq të rëndësishme kur bëhet fjalë për një rritje të shëndetshme.  Një pjesë e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte nxitja e kreativitetit nëpërmjet realizimit të një punimi me dorë, ku në përfundim të punimit nuk munguan as lojrat aq shumë të dashura për ta.Ky aktivitet u realizua nga stafi i qendrës ditore “Princi i Vogël”, me fëmijët e klasave të treta që mbështeten nga SHIS, në bashkëpunim me mësuesen e secilës klasë. Ishte një javë ku mbizotëroi shpirti i garës dhe ndjenja e bashkëpunimit për të dhënë së bashku më të mirën.

Në fund të aktivitetit çdo klasë pati mundësinë që të prezantonte produktin final të realizuar nga vetë ata duke transmetuar kështu një mesazh mbi ditën e tyre. Mesazhet e dhëna nga secila klasë theksonin dhe nxirrnin në pah rëndësinë e të jetuarit në harmoni dhe me disiplinë në grup.  

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret