MBËSHTETJE NË DISTANCË

SAD- MBËSHTETJE NË DISTANCË

“PROTAGONIST TË NJË MIQËSIE PA KUFIJ”

Ky program është vendosur në zbatim nga Shoqata Internacionale për Solidaritetin me partner kryesor AVSI që prej vitit 1998.Mbështetje në Distancë është një program i cili konsiston në edukimin e fëmijëve, gjë e cila mund të arrihet fal interesit real të personave të rritur për sigurimin e edukimit dhe shoqërimin e fëmijeve përgjatë këtij rrugëtimi. 

SAD është një formë solidariteti i cili konsiston në një kontribut ekonomik të qëndrueshëm e të vazhdueshëm nga individë, familje, grupe miqsh, klasa shkollash, kompani, institucione, famulli, organizata, etj. Ky kontribut ekonomik i përkthyer në aktivitete edukuese, nga 38 fëmijë në vitin 1998 sot përfitohet në mënyrë direkte nga më shumë se 800 fëmijë, të inseruar në nëntë qendra partnere për këtë program, në shtatë qytete të ndryshme të Shqipërisë (Tiranë; Shkodër; Lezhë; Rreshen; Lushnje; Berat e Vlorë).

Rezultat pozitiv i arritur falë këtij programi është që  një pjesë e konsiderueshme e fëmijëve të cilët kanë qenë përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj mbështetje, sot, ata vetë janë ndër personat që ofrojnë aktivitete edukuese për fëmijët që janë pjesë e këtij programi.  

Si funksionon Mbështetja në Distancë?

Në momentin e pranimit, mbështetësi merr nje skedë anagrafike të fëmijës me një foto dhe disa informacione të përgjithshme mbi të. Së bashku me skeden dërgohet edhe një prezantim i kontestit në të cilin jeton fëmija dhe gjithashtu mënyra se si do të përdoret kontributi i mbështetësit për fëmijën.Çdo mbështetës ka mundësinë e informimit mbi fëmijën që mbështet përgjatë gjithë vitit nëse ai/ajo kërkon të dijë për ecurinë e fëmijës që mbështet. Kjo, përtej faktit që dy herë në vit, ne impenjohemi ta informojmë mbështetësin me të rejat mbi fëmijën nëpërmjet një letre, foto dhe me vizatime nga vetë fëmijët dhe nga ana e koordinatorit lokal, merr një raport  gjashtëmujor mbi aktivitetet e kryera gjatë vitit dhe ndikimin që këto aktivitete kanë patur te fëmija.

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Ermira Azermadhi

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Eni Rika

    Menaxher finance
  • Roberta Profka

    Drejtore Programi
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative

Donatoret