Qendra ditore "Princi i vogël"
Qendra ditore "Princit të vogël" ka lindur si një institucion edukativ brenda Shoqatës SHIS (Shoqata Internacionale për Solidaritetin). Qendra nisi aktivitetin e saj në vitin 2005 për t'ju përgjigjur një nevoje edukative në zonën e Kombinatit. Qëllimi kryesor i qendrës është që të parandalojë braktisjen e fshehtë shkollore (BF) tek fëmijët e moshës 6-14 vjeç.
Gjithashtu duke synuar që të sigurojë një përfshirje të barabartë në arsim për fëmijët që vijnë nga familje me nevoja të ndryshme socio-ekonomike në zonën e Kombinatit. Aktivitetet kryesore që qendra realizon për të arritur objektivat e saj janë:
- Mbështetje pas shkolle për fëmijët që janë në rrezik të braktisjes shkollore në zonën e Kombinatit
- Aktivitete rikrijuese, artistike dhe sportive për të nxitur socializimin ndërmjet fëmijëve
- Punë ndërgjegjësuese dhe informuese me prindërit
- Tryeza të rrumbullakëta ku përfshihen të gjithë stakeholder të zonës
Falë punës intensive ndër vite në komunitetin e Kombinatit është arritur që të ndiqen 500 fëmijë që kanë marrë mbështetje shkollore të vazhdueshme, dhe kanë patur mundësi të ushqehen me një një vakt ushqimor pranë qendrës. 200 fëmijë janë mbështetur gjatë aktiviteteve të shkollës verore me përforcim edukativ gjatë verës. 100 prindër janë informuar dhe trajnuar mbi çështje që lidhen me edukimin e fëmijëve të tyre. 50 mësues kanë rritur kapacitetet e tyre mbi metodologjitë gjithë përfshirëse në mënyrë periodike duke u njohur me të rejat më të fundit. Që në krijimin e tij “Princi i Vogël” ka synuar dhe synon që të lërë një gjurmë në jetën e fëmijëve, të rinjve dhe prindërve. Sepse të zhvillohet një individ, së pari duhet nxitur që ta shohë veten e tij si një person me potenciale të mëdha dhe në mënyrë pozitive, i aftë për të bërë zgjedhje në jetë
Qendra ditore “Princi i vogël”
14 vite eksperience!
14 vite pasion për të edukuar!
Së bashku drejt një edukimi cilësor!
E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!
Te rejat e fundit
-
22/10/2020
Për një shqipëri plot më të rinj - World Vision Albania and Kosovo dhe SEEYN
Falë mbështetjes financiare të World Vision Albania and Kosovo dhe South East European Youth Network (SEEYN), SHIS përfundoi realizimin e 8 sesioneve trajnuese për 75 mës
-
22/10/2020
Promovimi edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm - CVE-USA Embassy
Përmbyllja e aktivitetit përfundimar të projektit me titull “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm”. Nisma, me kohëzgjatje 12 m
-
16/04/2020
Edukojmë brenda familjes me familjen
Për shkak gjendjes të krijuar nga COVID-19, qendra ditore Princi i Vogël ka ndryshuar modalitetin e ndërhyrjes duke iu përshtatur situatës së kriju
-
06/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e dytë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme "Myslym Keta", Kombinat.
Vazhdojnë sesionet e trajnimit me grupin e dytë të stafit pedagogjik të shkollës së mesme "Myslym Keta". Ky trajnim synoi që të nxiste tek mës
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mund&eum
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës se mesme Myslym Keta, Kombinat.
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirja e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar
-
02/03/2020
Sesion trajnimi me grupin e parë të stafit pedagogjik të shkollës Myslym Keta. Përfshirjen e të gjithë aktorëve në zonë për të mundësuar një edukim më cilësorë të të rinjve mbetet një nga sfidat më të mëdha të shkollës sot.
-
27/02/2020
Workshop-i në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëpërfshirës dhe fuqizimit të organizatave lokale të shoqërisë civile"
Takim koordinues me 9 organizata fituese të skemës së nën-grantimit të projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet arsimit gjithëp&e
Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.
Ekipi yne
-
Eni Rika
President -
Roberta Profka
Drejtoreshë Ekzekutive -
Enkeleda Pllumbaj
Koordinatore Lokale -
Jora Hysa
Koordinatore Edukative -
Klevisa Hysa
Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti -
Mirela Kurti
Koordinatore Programi