Promovimi i aksesit të barabartë në edukim për 440 fëmijë që jetojnë në zona të varfra rurale dhe urbane në Shqipëri

Projekti me titull “Promovimi i aksesit të barabartë në edukim për 440 fëmijë që jetojnë në zona të varfra rurale dhe urbane në Shqipëri” është financuar nga Komisioni Europian në Shqipëri – nëpërmjet Instrumentit EIDHR. Ky projekt me kohëzgjatje 18 muaj (Janar 2014 – Qershor 2015) ka pasur si objektiv të përgjithshëm sigurimin e aksesit të barabartë në arsim për fëmijët nga zonat e varfra rurale dhe urbane të Shkodrës, Pukës dhe Kombinat-Tiranë. Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti kanë qenë  440 fëmijë në risk të braktisjes shkollore nga 11 shkolla të sistemit 9-vjeçar, familjet e fëmijëve, dhe stafi pedagogjik i 11 shkollave të përfshira në projekt. 
Projekti ka pasur si qëllim specifik promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe parandalimin e braktisjes së shkollës në 11 shkolla në zonat rurale dhe të largëta të Shkodrës, Pukës dhe Kombinatit – Tiranë në partneritet me Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër dhe në bashkëpunim institucional me Zyrat Arsimore të Malësise së Madhe dhe Pukë.

Rezultatet e përfituara sipas aktiviteteve të zhvilluara janë:

35 përfaqësues nga institucionet vendore të tre zonave të targetuara rritën ndërgjegjësimin në lidhje me respektimin e të drejtave të fëmijëve në zonat e tyre
53 mësues dhe drejtues nga 11 shkollat 9-vjecare të përfshira në projekt rritën kapacitetet e tyre mbi metodologjinë për të parandaluar braktisjen shkollore
Monitorim të stafeve pedagogjike të 11 shkollave nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
240 prindër u ndërgjegjësuan mbi tema që lidhjen me mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre
440 fëmijë në rrezik të braktisjes shkollore frekuentuan 2644 orë mësimi mba shkolle dhe 2113 orë animacioni duke përmirësuar frekuentimin e shkollës dhe rritje të aftësive akademike me 1-2 nota vlerësuar në fillimi dhe në fund të projektit.
440 fëmijë morën pjesë në 25 eskursione historike dhe kulturore në Shqipëri
Publikimi i metodologjisë së ndërtuar gjatë projektit për tu shpërndarë tek shkolla të tjera 9-vjecare të zonës.
 

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Eni Rika

    President
  • Roberta Profka

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative
  • Klevisa Hysa

    Koordinatore Komunikimi dhe vizibiliteti
  • Mirela Kurti

    Koordinatore Programi

Donatoret