Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës

 

Projekti me titull “Komuniteti i të ardhmes: ndërhyrje të përfshirjes sociale dhe në tregun e punës për jetimët e Shkodrës”, është i financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe ka nisur në prill 2017 dhe ka një kohëzgjatje 3 vjecare.

Ndërhyrjet e parashikuar në projekt kanë si zonë të veprimit Bashkinë e Shkodrës, brenda së cilës paraqiten të njëjtat problematika të identifikuar në nivel kombëtarë. Objektivi i përgjithshëm është favorizimi i gjithëpërfshirjes sociale të fëmijëve dhe të rinjve jetim që jetojnë në këtë territor. Arritja e këtij qëllimi do bëhet e mundur nëpërmjet përmirësimit të kompetencave të të gjithë operatorëve që punojnë brenda shërbimeve sociale (publike dhe private) të qytetit dhe përmirësimi i autonomisë sociale, edukative e financiare të jetimëve banorë të kësaj bashkie. 

Në këtë projekt ka një rrjet partneriteti bazuar në kompetencat dhe ndërveprimin e secilit si: Acli IPSIA,SHIS,  Bashkia Shkodër, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Shkodrës, Code Partners, Kooperacioni Lybra.

Aktivitetet e parashikuara:

1. Hartimi dhe çertifikimi i kurrikulave trajnuese që i drejtohet operatorëve social aktiv në territor, për ti mbështetur në aftësitë e atyre që merren me subjektet e pafavorizuar, në veçanti minorenët dhe jetimët.

2. Krijimi i një Komuniteti Edukativ rezident e projektuar për 10-të fëmijë, duke krijuar një mjedis mikpritës dhe të qetë ku fëmijët pa kujdestari prindërore mund të shprehin nevojat e tyre edukative dhe të jenë të shoqëruar drejt ndërgjegjësimit, përgjegjshmërisë dhe autonomisë.

3. Fillimi i kurseve të mbështetjes shkollore, të informatikës, të gjuhës së huaj dhe të edukimit mbi autonominë, duke fuqizizuar kompetencat shkollore/gjuhëzore/informatike të jetimëve mbi moshën 16 vjeç dhe përmirësimi i kapaciteteve të bashkëjetesës dhe menaxhimin e autonomisë të përditshmërisë së atyre që janë brenda grupeve apartament.

4. Fillimi i kurseve trajnuese profesionale dhe trajnime mbi aftësimin sipërmarrës me përfshirjen më pas të jetimëve brenda disa ndërmarrjeve sociale në territor, nëpërmjet bursave të punës. Duke pasur si objektiv përforcimin e mjeteve të zhvillimit ekonomik duke favorizuar autonominë profesionale e financiare të përfituesve.

 

PROJEKTE

More from this topic

  • Numri i përfituesve direkt:

    1.474 (fëmijë, të rinj, mësues dhe prindër)

  • Donatorë privatë:

    720 (individë, shkolla dhe biznese)

  • Partnerët vendorë:

    35 subjekte edukative të shpërndara në gjithë territorin e vendit

E ardhmja fillon tani. Beso, bëj ndryshimin!

Te rejat e fundit

Misioni ynë është nxitja e dinjitetit të njeriut në të gjitha shprehjet e tij.

Ekipi yne

  • Ermira Azermadhi

    Drejtoreshë Ekzekutive
  • Eni Rika

    Menaxher finance
  • Roberta Profka

    Drejtore Programi
  • Enkeleda Pllumbaj

    Koordinatore Lokale
  • Jora Hysa

    Koordinatore Edukative

Donatoret